Kohëzgjatja e proceseve gjyqësore pas vitit 2016 është dyfishuar. Aktualisht, sipas statistikave në gjyqësor (faqja zyrtare gjykata.gov.al):
- Gj.Apelit ka gjithsej 26 gjyqtarë. 26 gjyqtarë gjykojnë në trupa gjykuese me 3 dhe 5 gjyqtarë. Formojnë 9 trupa gjykuese për çështje të zakonshme. Një trupë gjykuese mundet të shqyrtojë thelbësisht deri në 4 cështje në ditë. Këtu nuk përfshihen cështjet me më shumë se 1 seancë gjyqësore në Apel.
- 9 X 4 çështje/ ditë bëjnë 36 çështje/ ditë
- 10 muaj x 4 javë/ muaj nga bëjnë 20 ditë/ muaji bëjnë 200 ditë gjykimi total në vit.
- 200 ditë × 36 çështje bëjnë 7200 çështje në vit.
- Totali çështjeve në datën 29.4.2023 në pritje për gjykim në Gj.Apelit është 40.305. Ky total nuk përfshin rishortimin e të gjitha vështjeve të pritshme nga gjykatat e Apelit që suprimohen.
- Gati 88% çështje në Gj.Apelit- kanë zakonisht kohëzgjatje gjykimi mbi 2 vite mbi 721 ditë. Për efekt analize ne po e mbështesim analizën vetëm në cështjet normale. Statistikat në Gj.A 31900 çështje për mbi 721 ditë për 3,6 vite (për një cështje).
- Nëse në një vit gjykohen aktualisht me procedurë të zakonshme rreth 5600 çështje, 40305 çështje do të gjykohen në 6 vite. (40300/7200)
- Aktualisht Gj.Apelit po gjykon cështjet e regjistruara në vitet 2016 – 2917 (rreth 5 – 6 vite më përpara). Me këtë ritëm, kohëzgjatja e zakonshme e gjykimit të një cështje në Apel është 5-6 vite.
- Statistikat në Gj.shkallës së parë gati tregojnë se nga 1000 cështje rreth 766 çështje – kanë zakonisht kohëzgjatje gjykimi mbi 2 vite mbi 721 ditë (mbi 80 përqind e cështjeve kërkojnë mbi 2 vite gjykim në shkallë të parë).
- Gjykata e shkallës së parë Tiranë, cështjet penale kanë kohëzgjatje deri 1 vit, ndërsa cështjet civile aktualisht 2 – 3 vite.
- Statistika në GjL tregon se për vitin 2022 janë gjykuar 12.193 çështje.
- Në Total në GJL janë 40.000 çështje. (pa llogaritur prurjet e reja, por vetëm evadimi i cështjeve aktuale kërkon 3.2 vite (40.000/ 12193).
Deri më tani me statistika të deklaruara për 3 shkallët e gjykimit, në procedurë të zakonshme një pale i duhen rreth 12 vite (3+6+3).
Kjo statistikë është vetëm për procedurëne zakonshme në të cilat nuk përfshihen rigjykimet e kompetencës, juridiksionit, kthimit për rigjykim, gjykimet incidentale, apo pezullimet e rigjykimet për shkak dorëheqje gjyqtari)
Përpara vitit 2013, cështjet me procedurë të zakonshme zgjasnin 5 – 7 vite në të treja shkallët e gjykimit. Sic u tregua me procedurë të zakonshme pas vitit 2013 cështjet zgjasin tashmë 10 – 13 vite. Ndërsa cështjet me procedurë jo të zakonshme para 2013-ës zgjasnin (shto 30 përqind të kohës) 7 – 12 vite. Ndërsa pas 2013-ës (shto 30 përqind të kohës) do të zgjasin 17 – 22 vite).
Këtu si vijon po japim një shembull si ka qenë situata përpara 2013-ës për një cështje jo të zakonshme (maksimumi i afateve).
Çështja unifikuese Merushe Shpata: (25.1.2011 – 22.7.2021 gjithsej 10.5 vite)
Padia është paraqitur në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë me datë 25.01.2011.Nga aktet e fashikullit të gjykimit rezultoi se pala paditëse, prej vitesh është trajtuar për një lloj sëmundje dhe duke qenë e paaftë për punë, i është drejtuar palës së paditur për të njohur shkallën e invaliditetit dhe për t’i caktuar shumën e mbrojtjes shoqërore respektive.
Me Vendimin nr. 173, datë 01.11.2010, Komisioni i Caktimit të Aftësisë për Punë pranë Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Tiranë e ka përcaktuar paditësen si të paaftë për punët e lehta. Pala paditëse nuk ka qenë dakord me këtë vendim, duke pretenduar se konkluzioni i organit administrativ është i gabuar dhe se ajo duhet të përcaktohet se është e paaftë për punë sipas ligjit. Pala paditëse është trajtuar me pension invaliditeti nga viti 2004 deri në vitin 2010. Ankimi administrativ i paditëses nuk është pranuar me Vendimin nr. 44, datë 21.12.2010 të Komisionit të Caktimit të Aftësive për Punë Epror, pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore (në vijim KMCAP). Në këto kushte, pala paditëse i është drejtuar gjykatës, duke kërkuar anulimin e vendimit të komisionit rajonal dhe KMCAP dhe përcaktimin e saj si invalide e grupit të dytë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me Vendimin nr. 10751, datë 09.11.2012 ka vendosur: “Pranimin e kërkesëpadisë. Anulimin e Vendimit nr. 173, datë 01.11.2010 të Komisionit të Caktimit të Aftësive për Punë pranë Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Tiranë dhe Vendimit nr. 44, datë 21.12.2010 të Komisionit të Caktimit të Aftësive për Punë Epror pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Detyrimin e të paditurit Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë për t’i paguar paditëses pensionin e invaliditetit si person i paaftë për punë, nga data 01.11.2010 deri me datë 01.11.2011, në masën që e ka pasur kur e ka ndërprerë.”.
Gjykata e Apelit Tiranë me Vendimin nr. 687, datë 04.03.2014 ka vendosur: “Të shpallë moskompetencën e Gjykatës së Apelit Tiranë për gjykimin e çështjes civile nr. 223 akti, datë 01.02.2013 dhe dërgimin e akteve gjykatës kompetente, Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.
Gjykata Administrative e Apelit Tiranë me Vendimin nr. 2318, datë 05.06.2014 ka vendosur: Lënien në fuqi të Vendimit nr. 10751, datë 09.11.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.”.
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë (në vijim Kolegji), ka planifikuar gjykimin e kësaj çështje në dhomë këshillimi më datë 12.10.2020 dhe me gjykim incidental ka vendosur të çojë në Gjykatë Kushtetuese sqarimin e disa çështjeve ligjore.
Me vendimin nr. 55, datë 31.03.2021 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese është vendosur moskalimi i çështjes për shqyrtim në seancë plenare dhe kthimin për vazhdimin e gjykimit të cështjes në GjL.Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë më datë 22.7.2021 VENDOSI Lënien në fuqi të vendimit nr. 2318, datë 05.06.2014 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.
Recent Comments